“Më bjer një palë uratë, Biblën e kam me vete”, avokati shkodran zbulon porosinë e Xhulias, vajzës së arrestuar për përhapje paniku

“Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete”. Kjo ka qene porosia qe i ka dhene avokatit te saj, Xhulja Aliaj, vajza 25-vjecare e arrestuar me akuzen e perhapjes se panikut pas termetit tragjik, me postimet ne faqen e saj ne FB. Avokati shkodran Stefan Topalli qe mbron Xhuljan ne kete proces e ka bere me dije porosine e dhene nga vajza, me ane te nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, pak para se te zhvillohet seanca e vleresimit te mases se sigurise.

Postimi i avokatit Stefan Topalli, i Zyre Avokatie “Stefan Topalli”

Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete- këto ishin një ndër porositë e Xhulia Aliajs kur vajta ta takoja(dje pasdite) si përfaqësues ligjor. Seanca e vleftësimit të masës së sigurisë është sot në orën 12.00. Xhulia është mirë dhe ju falenderon të gjithëve për mbështetjen.

Mbrojtja është gati.