Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e Televizionit Shqiptar. E them me keqardhje JO sepse nga sot jam e papunë por se në atë ekran dhashë gjithçka kisha , madje dhe “vlerësimin” tim për fituesin e Big Brother Albania. Ajo çka ndodhi më bëri të kuptoj dhe të reflektoj se pas ekranit të madh e publik të RTSh- së, fshihen disa njerëz të vegjël.
Ata që mezi pritën “skandalin” e madh mediatik. Kam një falenderim për të gjithë ata miliona shikues që më kanë ndjekur dhe vlerësuar në këto 19 vite karrierë e cila u ndërpre përkohësisht nga njerëz të ciët nuk kanë bërë as 19 kronika në gjithë jetën e tyre . Gjithsesi i falënderoj këta drejtues që më bënë të kuptoj se në ç’ batak është zhytur televizioni më i madh në vend. U morën me “skandalin” tim dhe harruan SKANDALET e vërteta siç janë
punësimet pa asnjë kriter, vjedhjet me tendera e karburante, bindja e verbër ndaj politikanëve të mëdhenj e të vegjël e shumë e shumë të tjera!
Në rrugëtimin tim si gazetare i kam mëshuar fort kryefjalës së këtij profesioni “Fjalës së lirë”, pasqyrimit real të problematikave, kronikave në shërbim të qytetarëve e cila jo pak herë më ka penalizuar nga drejtues te RTSH- së.
P.S. Rrugëtimi im vazhdon, mund ti heqësh një gazetari punën por jo penën! /Nga Eri MUÇO, gazetare, publikuar në Facebook/