Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Me Bashën kam nisur një projekt jo 4-vjeçar, unë do të jem aty…”, kryebashkiakja Voltana Ademi paralajmëron rikandidimin…

ShkodraWeb 2 April, 2019
ademi report tv

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi thotë se nuk ka asnjë krise në marrëdhënien e asj me liderin demokrat Lulzim Basha. Projekti për t’i shpërbyer qytetarëve në Bashkinë e Shkodrës nuk ka një plan 4-vjeçar – tha Ademi – duke theksuar se do të jetë në rikandidim për një mandat në drejtimin e Bashkisë. Dje qytetarja e parë e Shkodrës nuk u pa krah liderit të opozitës në një takim me të rinj në qytetin e Shkodrës, por nga studio e Report Tv, Ademi tha se ishte e pranishme në takim, në rresht të dytë, edhe pse ky moment nuk është fiksuar nga kamerat.

“Unë nuk e di nga i merrni lajmet? Megjithatë gazetarët tuaj në Shkodër i kam edhe miq, u kam edhe ju, ju jeni nga Shkodra. Aktiviteti kishte në fokus diskutimin me të rinjtë dhe qytetarët. Kryetari pati mundësi që të diskutonte dhe me qytetarë të tjerë që kanë lidhje me qytetin dhe çështje të tjera. Pasi merr vëmendjen për çështje të lëvizjes së PD-së me një kërkesë për të vijuar më tej për të bërë të mundur të zhbllokohemi nga një situatë kaq e rëndë. Unë kam qenë në reshtin e dytë, diku afër aty me të rinjtë. Diskutimi ishte hapur me të rinjtë, unë i takoj sa herë mundem, jam çdo ditë atje, dhe hapësira ishte për ti krijuar hapësirën Bashës për ata që kishin diçka për të thënë.

Nuk e di pse i vendosni në dyshim. Ju mund të krijoni lajme mbi lajme, kjo nuk ka rëndësi, isha në reshtin e parë apo të dytë. Kemi dy ditë që punojmë bashkë me qytetarët dhe kuptohet që bashkia Shkodër vijon që të mbetet në krye të atyre përfaqësuesve demokratë dhe është frymëzim për të gjithë demokratët”, tha Ademi.

E pyetur nga gazetari Besard Jacaj nëse do të rikandidojë për një mandat të dytë në Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi tha se është krah PD-së në valën e protestave për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor.

“Ne po diskutojmë për organizimin e protestave, pjesëmarrja ngritja e zërit dhe këto kanë qenë në mënyrë të thelluar me të gjithë njerëzit. Edhe në kryesinë e PD-së mbrëmë diskutuam këtë. Do i shkojmë deri në fund rezistencës për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor. Mandati jonë ka qenë i parë, kemi kaluar situata të vështira në funksionimin e territorit pas ndarjes. Projekti jonë ka nisur, nuk është katër vjeçar do të vijojë edhe në katër vitet e ardhshme”, tha Ademi.

Besard Jacaj: Me ju?

Voltana Ademi: Pa diskutim që unë jam aty, që të jap kontributin tim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRAT/ Grindet me drejtorin e ALUIZNIT, shkon në shtëpi dhe kthehet me çifte…policia parandalon ngjarjen e rëndë…
Artikull pasardhës: EMRI+FOTO/ Doli nga shtëpia me 28 mars dhe nuk u kthye më, zhduket ish- gazetari i TV Klan- familja jep alarmin…

TË FUNDIT

balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
agaci guri 2026

MINUTA E FUNDIT – Largohet me dorëheqje Ëngjëll Agaçi, Rama ndryshon edhe shefen e kabinetit…

ShkodraWeb 13 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.