“Më 25 prill merr fund tranzicioni në Shqipëri”, Kryemadhi surprizohet nga të rinjtë: Mona më e fortë se Maradona

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se më 25 prill do të shpopullohet krimi nga Shqipëria, ndërsa të rinjtë do të kthehen në vend. Një takimi me të rinjtë në Durrës, Kryemadhi tha se politika afatgjatë e Rilindjes dhe e Ramës për shpopullimin e Shqipërisë do të marrë fund.


Gjatë takimit kryemadhi është suprizuar me një dhuaratë nga të rinjtë e LSI-së, për veten dhe bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta. Ishin dy fanella, ku pas tyre mbanin emrat përkatës, ku bluza e Metës kishte mbishkrimin “Patriot” dhe numri 1, ndërsa e Kryemadhit; “Mona, më e fortë se Maradona”. Ndërkohë, Kryemadhi propozoi që të rinjtë do të ishte mirë që t’ia jepnin vetë kreut të shtetit bluzën.

“Por iu jap fjalën si nënë, që tranzicioni në LSI ka marrë fund, por nuk do të marrë fund vetëm në LSI. Do të marri fund me 25 prill në Shqipëri, sepse vota juaj, vota e familjeve tuaja, vota e qytetarëve të Durrësit do të jetë avangarde dhe do të jetë lokomotiva e trenit të ndryshimit në Shqipëri, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit kriminal, për të dërmuar njëherë e përgjithmonë këtë farsë të keqe që shkatërroi të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve.

Sot politika afatgjatë e Rilindjes dhe Edi Ramës për shpopullimin e Shqipërisë do të marrë fund, sepse ju çdo ditë nuk do të ndaleni, që nga gjimnazi “Gjergj Kastrioti” te “Sami Frashëri”, deri te shkollat profesionale dhe në shkollat 9 vjeçare për të bindur çdo fëmijë që Shqipëria është shtëpia e tyre, që Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve dhe farsa shpopullimit për të larguar djemtë dhe vajzat e shqiptarëve nga Shqipëria do të marrë fund. Ne do të shpopullojmë krimin nga Shqipëria dhe do të popullojmë Shqipërinë me djemtë dhe vajzat tona, të cilët këta i kanë larguar nga Shqipëria dhe ne do t’i kthejmë.

Sepse ne besojmë te ju, ne besojmë te rinia, ne besojmë te fëmijët tanë, ne i duam dhe do t’ju ndihmojmë, do t’ju përkrahim, do t’ju hapim rrugën që ju të ecni të sigurt dhe për të qenë jo vetëm vendimmarrës, por për të qenë zbatues të politikave dhe të realizimit të reformave e strategjive afatgjata, afatmesme për të ndryshuar të ardhmen tuaj dhe për ta ndërtuar atë në Shqipëri.

Mbështet ShkodraWeb Media

Unë iu jam shumë mirënjohëse dhe dua të falenderoj të gjithë grupin organizator që arritët të bënit një takim të mrekullueshëm në këtë ditë që Zoti ua dhuroi ju, duke u lutur dhe duke i kërkuar Zotit që t’ju ruaj ju, familjet tuaja, të ketë kujdes për ju. T’ju japi mundësinë, mençurinë dhe t’ju ndriçojë shpirtin që të bëni gjërat e duhura për familjet tuaja, për veten tuaj, për të ardhmen tuaj. Zoti iu bekoftë ju, bekoftë shqiptarët kudo që janë, sepse vetëm kujdesja e Zotit dhe dora e Tij do të na drejtojë në rrugën e duhur. Si gjithmonë pa ëndrrat tuaja, pa vrullin tuaj, pa dëshirat tuaja ajo nuk do të jetë e mundur.

Ndaj mirë se erdhët në LSI! Ne kemi dhe traditën që do të shpërndajmë kartat e LSI dhe kjo është forca e LSI, energjia e LSI, themeli i LSI. Ikin dhe vijnë njerëz pa fund, por e vetmja gjë që ngelet është rinia, ajo që nuk ndahet asnjë moment nga LSI.”, tha Kryemadhi.

ShkodraWeb Channel