Neser eshte 16 shkurti, data kur Klubi Vllaznia feston 100 Vjetorin e krijimit te tij. Nje pervjetor qe pritet te festohet ne menyren e duhur nga shkodranet dhe tashme gjithçka duket gati.
Bashkia Shkoder do te nise të shtunën festimet per kete ngjarje te shenuar. Ky institucion e ka zbukuruar edhe me shume qytetin me flamuj e banderola. Pasditen e se shtunes do te hapet ekspozita e ketij 100 Vjetori e cila do te pasohet nga shume evenimente te tjera.