Mbyllet telenovela “Latifi”, sulmuesi i bashkohet Vllaznisë në kampingun stërvitor në Austri…

Shume zhurme rreth tij, por ne fund te gjitha dilemat kane marre fund diten e sotme. Liridon Latifi ka mberritur ne kampingun e Vllaznise ne Austri dhe eshte bashkuar me skuadren duke u vene kesisoj ne dispozicion te trajnerit Josa.

Pasdite sulmuesi anesor i kuqebluve pritet te zhvilloje seancen e pare me ekipin dhe ai do te mundohet te kape sa me pare formen e humbur gjate kesaj periudhe qe ka qene me covid.


Ne kete menyre merr fund kjo çeshtje dhe ashtu siç e kishte deklaruar vete presidenti Xhaferi, ai e kishte per t’u bashkuar diten e sotme me ekipin dhe keshtu ka ndodhur.

Gjate kesaj periudhe, eshte shkruar e folur shume rreth Latifit, duke aluduar per nje largim te mundshem te tij nga skuadra, per pakenaqesi te rrogave te prapambetura e shume gjera te tjera. Por ne kampin shkodran kane qene te qete.

Ata e kane patur te qarte se e gjithe kjo thashethemnaje do te merrte fund sapo lojtari te kalonte problemet shendetesore qe ka patur dhe keshtu ka ndodhur teksa ai do te vazhdoje te jete pjese e Vllaznise edhe per sezonin e ri, ashtu siç dhe e ka kontraten.