Mbyllet punishtja qe falsifikonte gjithcka ne Shkoder, AKU kujtohet por me vonese

AKU ka mbyllur paraditen e kësaj të mërkure firmën “Brilandi” e cila prodhonte pije të ndryshme false. Firma prodhonte pije të ndryshme alkoolike, por jo vetëm, me kosto të ulët duke rrezikuar jetën e qytetarëve, pasi nuk kishte asnjë standard, ndërsa pas denoncimit në media është mbyllur.
Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, hetimi tatimor dhe krimi ekonomik kanë mbyllur magazinat e firmës së prodhimit të pijeve ndërkohë që po punohet për gjetjen e produkteve se ku janë shitur në mënyrë që të hiqen nga tregu për të mos dëmtuar konsumatoret.
Drejtori i AKU Dritan Sejko thotë se ky subjekt është kontrolluar më parë po vetëm në pjesën e ligjshme të tij, pa depërtuar në pjesën tjetër.
“Pas denoncimit të gjitha institucionet bashkëpunojnë, situata është kritike në këtë subjekt, ishte e nevojshme bashkëpunimi me të gjithë institucionet, është marrë masa e bllokimit. Po merren masa për analizat dhe të gjendet ku janë shitur produktet. Fabrika është bllokuar. Janë duke u marre faturat dhe do te behet gjurmueshmëria.
U bëj thirrje konsumatorëve që sapo të konstatojnë raste të tillë të bëhet denoncimi, që mos lënë kohë subjekteve të manipulojnë.
AKU e ka kontrolluar më parë, por e ka të kufizuar kontrollin fizik, kur bëjnë aktivitetin. AKU e ka kontrolluar në pjesën e mirë të godinës, ndërkohë që krimi ekonomik ka zbuluar dhe vende të fshehta ku bënte punët jo sipas ligjit” deklaroi ai.
Autoriteti i Kontrollit Ushqimor tha se po punohet për zbulimin e gjithë veprimtarisë së kësaj fabrike dhe destinacionet ku është dërguar malli në mënyrë që të evitohet cdo lloj problemi. /shqiptarja.com/