Mbyllet pa u mbushur muaji restoranti i Nusret Gokce, kuzhinierit që “hedh kripën në mënyrë të veçantë”…

Me origjinë nga Turqia, Nusret Gokce është ndoshta kuzhinieri më i famshëm në botë, sidomos për mënyrën e shpërndarjes së kripës në ushqime.


Muajin që shkoi, ai çeli restorantin më të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikërisht në Boston.

Por me shpërthimin e pandemisë së korona virusit, asgjë nuk ka shkuar si duhet.

Autoritetet amerikane i kanë mbyllur biznesin për mos respektim të standardeve shëndetësore, në kohë pandemie. Nuk dihet ende se kur do të rihapet.

ShkodraWeb Channel