Skip to content
21 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Mbyllet burgu i njohur, aty vuajti dënimin ish- kryeministri i ndjerë Fatos Nano për gati 4 vite…

ShkodraWeb 14 November, 2025
burgu tepelene

Burgu i Bënçës në Tepelenë është mbyllur zyrtarisht, duke shkaktuar një situatë të rëndë sociale dhe ekonomike në zonë. Sipas burimeve pranë institucionit, rreth 70% e personelit kanë dhënë dorëheqjen pasi nuk kanë mundur të pranojnë transferimet në qytete të tjera, ndërsa 30% e mbetur vijojnë punën vetëm për një periudhë tranzitore prej rreth tre muajsh.

Mbyllja e institucionit ka goditur ndjeshëm komunitetin lokal, pasi afro 100 punonjës kanë mbetur pa punë në një zonë ku mundësitë e punësimit janë të kufizuara. Banorët e konsiderojnë situatën si një “goditje të dyfishtë”, veçanërisht për familjet që ndër vite janë mbështetur ekonomikisht te paga e këtij institucioni.

Vendimi për mbylljen e burgut, i cili ka mbërritur vetëm një ditë pas zgjedhjeve, ka shkaktuar debat dhe pakënaqësi. Punonjës dhe banorë të zonës e konsiderojnë mbylljen të papritur dhe të paqartë në argumentim, ndërsa kërkojnë që institucionet qendrore të paraqesin një plan për të mbështetur familjet e prekura.

Aktualisht po vijojnë procedurat e dorëzimit të godinës dhe transferimit të të dënuarve. Ende nuk ka informacion se çfarë destinacioni do të marrë objekti pas mbylljes, as nëse do të ketë alternativa punësimi për personelin e lënë pa punë. Mbyllja e burgut vjen në një periudhë kur Tepelena përballet me papunësi të lartë dhe largim të të rinjve drejt qyteteve të mëdha apo jashtë vendit.

Burgu i Bënçës, një institucion me histori mbi 60-vjeçare

I ndërtuar në vitet 1960, Burgu i Bënçës ka qenë një nga institucionet më të veçanta penitenciare në vend, me një kapacitet prej rreth 70 të dënuarish. Në periudha të ndryshme ai ka funksionuar si repart sigurie, ndërsa shpeshherë ka shërbyer si burg “rezervë” i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjatë dekadave, institucioni ka mbajtur të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe është konsideruar një prej burgjeve më të njohura të jugut të vendit. Për Tepelenën dhe zonat përreth, ai ka qenë një punëdhënës i rëndësishëm, duke siguruar të ardhura të qëndrueshme për dhjetëra familje për shumë vite. Në këtë burg, vuajti dënimin edhe ish- kryeministri i ndjerë Fatos Nano, i cili qëndroi nga 30 korriku i vitit 1993 deri në mes të marsit 1997.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRI – Tentoi të parandaloi një grabitje, humb jetën tragjikisht në SHBA 41- vjeçari shqiptar…
Artikull pasardhës: Arrestohet 50- vjeçari nga Malësia e Madhe, gjykata i kishte caktuar “arrest me burg” për kultivim kanabisi

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
  • DOKUMENTI – Pas Ramës edhe Osmani ftesë për Bordin e Paqes për Gazan, anashkalohet kryeministri Kurti 21 January, 2026
  • OPINION – Rituali i përvitshëm që tregon se “21 janari” do të ndjekë rrugëtimin e pashmangshëm të “9 janarit”… 21 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
policia rrugore

“Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.