Skip to content
5 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Mbyllet afati i regjistrimit të Diasporës, 233 mijë kërkesa të miratuara nga KQZ, Shkodra mëse 16.400 votues

ShkodraWeb 5 March, 2025
votimi diaspora 2025

Mesnatën e 4 marsit, ka përfunduar afati për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe duan të votojnë në zgjedhjet e 11 maj 2025 për Kuvendin e Shqipërisë. Siç dihet, Kuvendi nuk shtyu afatin, duke mos pranuar kërkesën e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, sipas të dhënave online të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në mbylljen e afatit të regjistrimit, kanë aplikuar në sistemin PER 294.155 persona. Prej tyre, u është miratuar kërkesa 233.753 aplikuesve.

Nga të dhënat, konstatohet se interes më të lartë për tu regjistruar në zgjedhje, ka patur nga meshkujt që jetojnë jashtë vendit, në totalin e aplikuesve, ata përbëjnë 58,3%.

Shteti me numrin më të lartë të personave të regjistruar për të votuar, është Italia me më shumë se 148 mijë persona ose 40% të totalit. Pas saj, është Greqia me mbi 103 mijë dhe Gjermania me më shumë se 36 mijë persona.

2
3
4
5

Italia kryeson edhe për aplikuesit që u është miratuar kërkesa me rreth 87 mijë zgjedhës, për të vijuar me Greqinë rreth 62.500 dhe Gjermaninë me 24.500 persona.

Duke iu kthyer statistikave sipas qarqeve, Tirana ka numrin më të madh të të regjistruarve për votim me rreth 74 mijë, pasuar nga Fieri 49 mijë, Elbasani me 39 mijë aplikues. Shkodra renditet në vendin e 7- të nga 12 qarqe, me 26 mijë kërkesa.

6
7
8
9

Tirana kryeson edhe për numrin e kërkesave të miratuara nga KQZ- ja, me 49 mijë, ndjekur nga Fieri me rreth 30 mijë dhe Durrësi me rreth 24 mijë. Shkodra edhe këtu renditet e shtata me rreth 16400 zgjedhës të miratuar.

KQZ ka në shyrtim edhe 19134 kërkesa teksa ka refuzuar zyrtarisht më shumë se 113.227kërkesa të ardhura në sistemin PER.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 5 mars 2025…
Artikull pasardhës: VIDEO – Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Shkodër, përfshihet edhe autobusi i punonjësve të Gjadrit

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vjosa osmani 2023

“Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
bardh spahia spak 2026

Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • NJOFTIMI – Shqiptarët që duan të kthehen nga Irani në Shqipëri, të kontaktojnë ambasadën tonë në Turqi… 4 March, 2026
  • VIDEO – Vllaznia bën detyrën përballë Bylis, kuqeblutë në katër ekipet më të mira të Kupës së Shqipërisë 4 March, 2026
  • “Të bashkohemi kundër kreut të kësaj organizate kriminale”, Berisha njofton datën e protestës së radhës… 4 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vjosa osmani 2023

“Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
bardh spahia spak 2026

Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vendimi baks rrjoll gjykataaaa 2026

Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.