
41′ Krymi është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Malës.
40′ Shpëtimtar Alban Hoxha. Pas një aksioni fantastik të shkodranëve, provoi aty Jonuzi me një gjuajtje të bukur, por fluturon aty portieri i Partizanit që devijon topim në këndore.
34’ Da Silva mundohet ta zgjidhë gjithçka me një gjuajtje nga jashtë zonës, topi ndalet në duart e Hoxhës.
32′ Rrëmujë në zonën e Partizanit, nuk përfiton aty Teni Cara. Dominim i të kuqve në këto minuta.
30′ Çinari depërton bukur nga e djathta, rrëzohet brenda zonës, por gjyqtari Jorgji vazhdon lojën, nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh.
28′ Rritëm i lartë në “Air Albania”, topi luhet sa në portë te tjera, me të dyja skuadrat që kërkojnë me ngulm golin e avantazhit.
25′ Vendimtare ndërhyrja e Gurishtës me kokë, pas harkimit nga e majta, kapiteni i Vllaznisë i ka hequr një shans të artë me kokë sulmuesit Cara.
21’ Te Vllaznia pretendojnë për penallti, pas rrëzimit të Avdijajt brenda zonës, por gjyqtari Jorgji vazhdon lojën.
20’ Pranë golit skuadra e Vllaznisë, fantastik Alban Hoxha, që ndal në mënyrë mjeshtërore një gjuajtje të rrezikshme me kokë nga Kruja.
13′ Provon Da Silva nga goditja e dënimit, topi shkon mbi kuadrat. Tentativë jo e mirë e brazilianit.
12′ Dalje mjaft e mirë në krahun e majtë Da Silva ndalet në mënyrë të gabuar nga Murataj në limitet e zonës, për gjyqtarin Jorgji kemi të bëjmë me faull jashtë zonës.
6′ Pranë golit Partizani me Kardozon, i cili flirtonm me golin e avantazhit, tentativa e tij me të majtën, u devijua në këndore nga portieri Zogoviç.
3′ Goditje nga këndi për Vllazninë, provon me kokë Imami, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Alban Hoxha,
1′ Ka nisur me 18 minuta vonesë për shkak të mungesës së ambulancës supersfida mes Partizanit dhe Vllaznisë. Demat e Kuq e nisin menjëherë në sulm.
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Kardoso, Çinari, Tedi Cara. Trajner: Ilir Daja.
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Imami, Kruja, Jonuzi, Krymi, Marku, Viktor Da Silva, Avdijaj. Trajner: Thomas Brdariç.




