Mbyllen 45 minutat e para në Korçë, Vllaznia në dizavantazh të një goli përballë Skenderbeut vendas

Eshte mbyllur pjesa e pare ne mes Skenderbeut dhe Vllaznise dhe vendasit udheheqin ne perfundim te saj me rezultatin 1-0 fale golit te shenuar qe ne minuten e 8-te me ane te Dowouna.

Gjate kesaj pjese nuk kane munguar rastet ne te dy portat, madje duhet thene se korçaret kane patur rastet me te pastra per te shenuar serish, nderkohe qe shkodranet vetem ne dy momente kane rrezikuar seriozisht porten e Dajsinanit.


8′ GOL SKËNDERBEU 1-0/ Denis Duvuna realizon një supergol nga distanca. Në gjuajtjen e parë drejt portës, mesfushori ganez, surprizon portierin Zogoviç, duke e dërguar topin në cepin e portës.

17′ Goditje dënimi për shkodranët, provon Nertil Hoxha, por tentativa e tij është e gabuar dhe shkon mbi kuadrat.

22′ Pranë golit të dytë Skënderbeu me Pusin, i cili provon të harkojë drejt zonës, por topi devijohet dhe shkon mbi traversë, goditje këndi për bardhekuqtë.

23′ Zogoviç bën heroin, i mohon një gol të sigurt sulmuesit Mensah, pas harkimit të Tapit nga këndi, ganezi godet bukur me kokë, por ndalet nga gardiani i skuadrës shkodrane.


24′ Minuta fantastike për korçarët e Memellit, Shehi për pak sa nuk shkakton autogol, shpëton për mrekulli porta e kryesuesve të kampionatit.

27′ Kundërpërgjigjet rrezikshë Vllaznia me Da Silvën, gjuajtja e brazilianit u ndal nga portieri Dajsinani, aksioni vijon, topi shkon te Kruja, i cili flirton me golin e barazimit, por topi devijohet dhe shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

ShkodraWeb Channel

30′ Një tjetër mundësi e artë për Skënderbeun, ishte autori i golit të parë Duvuna, që provoi në afërsi të pikës së penalltisë, por topi u ndal nga Adili me kokë mbi vijën fatale, duke neutralizuar një gol të sigurt.

36′ Elvi Berisha provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ishte e gabuar, duke shkuar jashtë kuadratit.

SKENDERBEU- VLLAZNIA 1-0

Shenues: Dowouna ‘8

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Dumfur, Vitija, Zguro, Dowouna, Taipi, Viktor, Berisha, Pusi, Mensah. Trajner: Migen Memelli

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, N. Hoxhaj, Kruja, Krymi, Jonuzi, Da Silva, A. Hoxhaj, Avdijaj. Trajner: Thomas Brdariç

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel