
Në mbledhjen e radhës, Këshilli Bashkiak Shkodër mori vendimet e mëposhtme, në funksion të përmbushjes së prioriteteve sociale, financiare dhe zhvillimore të bashkisë:
Vendimet e miratuara:
-Përdorimi i fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Janar 2026.
-Dhënia e ndihmës financiare për familjet e dëmtuara nga zjarri.
-Zgjedhja e përfaqësuesve të Këshillit Bashkiak në Këshillin e Qarkut Shkodër (Gjergj Sokoli, PSD)
-Ndryshimi në VKB nr. 54, datë 30.09.2024, lidhur me nivelin e pagave të funksionarëve, nënpunësve civilë dhe punonjësve administrativë.
-Miratimi i raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave për vitet 2027–2029.
-Shtesa e planit në buxhetin 2026 dhe përcaktimi i destinacionit të fondeve të grantit të bazuar në performancë për vitin 2025.
-Shtesë plani në buxhet për projektin “Shtëpia që ndërton të ardhmen – Rikonstruksion i Shtëpisë së Fëmijës (6–15 vjeç)”.
-Miratimi i Udhëzuesit të Aplikimit për skemën e granteve për biznese inovative 2026–2028.
-Ndryshime dhe shtesa në VKB nr. 1, datë 22.01.2016, për taksat dhe tarifat vendore.
-Ndryshimi në VKB nr. 18, datë 20.07.2023, lidhur me dhënien me qira të ekonomisë pyjore “Pruemos Sheldi”, Njësia administrative Gur i Zi.
-Miratimi i Planit Lokal të Veprimit për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike 2026–2036.
Vendimet e marra synojnë forcimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, rritjen e eficiencës financiare dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm në territorin e Bashkisë Shkodër.




