Vllaznia eshte duke u pergatitur per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje diten e diele ndaj Teutes ne “Loro Boriçi” e nderkohe ajo eshte u pergatitur edhe per diçka tjeter te rendesishme qe do te zhvillohet vetem nje dite pas kesaj ndeshje.
Pikerisht te henen, date 25 nentor, ora 11.00 do te zhvillohet mbledhja e Asamblese se Pergjithshme te Klubit te Futbollit Vllaznia. Ky eshte njoftimi qe ka dale nga Keshilli Bashkiak Shkoder qe siç dihet, luan edhe rolin e Asamblese se klubit.
Ne njoftimin e shperndare per mediat, dy jane pikat e rendit te dites:
1. Miratimi i pasqyrave financiare te vitit 2018
2. Degjese me administratorin e KF Vllaznia sh.a, z. Suad Lici.
Siç eshte bere tashme e ditur, Keshilli Bashkiak eshte ai qe ka dale nga zgjedhjet e 30 qershorit por ne mbledhjen e zhvilluar muajin e kaluar gjeti konsensusin me administraten e Bashkise duke miratuar nje fond prej 200 milione lekesh qe shkuan per KF Vllaznine.
Edhe kete here, padyshim qe pritet te gjendet konsensusi i duhur per miratimin e pikave te rendit te dites sepse mbi te gjitha kjo vlen per ecurine e Vllaznise.