Mbledhja e përbashkët e qeverive në Prishtinë, Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë 19 marrëveshje mes tyre…

Është mbajtur sot në Prishtinë mbledhja e tetë e përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës, ku u firmosën 19 marrëveshje e memorandume mirëkuptimi.

1-Marrëveshje bashkëpunimi për pranimin e studentëve në institucionet e arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.


2-Protokoll për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë/Kukës.

3-Protokoll për regjimin e trafikut lokal të kufirit në zonat kufitare ndërmjet kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

4-Memorandum bashkëpunimi për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për bashkim doganor.

5-Marrëveshje administrative për zbatimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore.

6-Memorandum mirëkuptimi për sektorin e energjisë.

7-Memorandum bashkëpunimi për bashkëpunim mbi zhvillimin e terminalit të Vlorës.

8-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e zbatimit të programeve të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

9-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e gjendjes civile.

10-Marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim përvojash në proceset teknike.

11- Marrëveshje bashkëpunimi për vlerësimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri-Kosovë.

12-Marrëveshje bashkëfinancimi për studimin e fizibilitetit dhe projekt – idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.

13- Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë për shërbimin e ndërsjelltë ndërkufitar.

14-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën farmaceutike dhe të pajisjeve mjekësore.

15-Marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e një platforme të përbashkët digjitale të informacionit dhe promovimit turistik.

16-Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e rinisë.

17-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e kërkim shpëtimit malor dhe ujëra territoriale.

18-Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

19-Marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit madhor në albanologji enciklopedia shqiptare.