Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS- së, nga qeveria e re tek Kryesia dhe Sekretariati, ja agjenda e punimeve

Zbardhen detaje nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në shkresën e siguruar nga ShkodraWeb, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkon mbledhjen e Asamblesë, e cila do të mbahet më 2 shtator. Në axhendë përcaktohet i gjithë rendi i ditës.

Mes të tjerash, një vend me rëndësi në këtë Asamble do të ketë edhe fjala e kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i socialistëve. Po ashtu mësohet se në Asamble do të zgjidhet Kryesia e re, drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariati ekzekutiv i partisë.