Mbi 70% e kabinetit e gjinisë femërore, kryeministri Rama tregon pse bëri këtë zgjedhje për qeverinë e tij

Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Opinion” se një qeveri e dominuar nga gratë nuk ka qenë në qëllimin e tij. Ndërsa kabineti aktual ka 12 gra dhe 5 burra, Rama tha se në fillimet e tij barazia gjinore ka qënë qëllim, tashmë ai thjesht është përpjekur të gjejë personin që do të bëjë më mirë punën.

“Nuk ka qenë qëllim i im të ishin shumë gra. E kam pas qëllim në fillim që të ishim 50 me 50. Jemi në dhjetëshen e parë të Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore. Në këtë rast nuk kam patur qëllim gjetjen e grave, por jam përpjekur por çdo vendi t’i gjej personin që në këtë fazë do ta bëjë këtë punë më mirë se sa do ta bënte dikush tjetër”, tha Rama.