
Erkand Qerimaj është peshëngritësi shqiptar që njihet në të gjithë botën, falë aftësive të tij në këtë sport, por siç duket, asgjë nuk mjafton që ai të futej në klasifikimin e 10 sportistëve më të mirë në Shqipëri.
Vetë peshëngritësi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku rendit disa prej arritjeve të tij sportive si dhe nuk nguron të shprehë pakënaqësi ndaj federatës.
Qerimaj shkruan:
“Të jesh sportisti më i mirë në Shqipëri për 2017-tën, në renditjen e ranklistës së Federatës Botërore të Peshëngritjes. Të marrësh medalje në Europian 2, të jesh medalist botëror si i 3 në botë. Nuk mjafton të futesh në 10 sportistat më të mirë në Shqipëri. S’e kuptoj ca kriteresh duhen që të jesh në 10 sportistat më të mirë? Turp për Federatën, po edhe për Komitetin Olimpik”.




