Pas 8 viteve betejë të ashpër me një sëmundje të rëndë e të pashërueshme, ka ndërruar jetë në Itali Alma Lacinej Marku, lindur në Melgushë të Shkodrës dhe që prej 25 vitesh, rezidente Itali.
Lajmi është publikuar edhe në mediat italiane, duke i bërë jehonë historisë së Almës. Ajo arriti në Itali në moshën 12 vjeçare bashkë me vëllezërit, duke u kthyer gradualisht në një qytetare ekzemplare në Agliana. Ata që e njohën e vlerësuan për mirësjelljen e saj, zemrën e madhe dhe finikërinë.
Alma përshkruhet si një qytetare ekzemplare si në punë, komunitetin ku jetonte dhe familje. E goditur nga një sëmundje e rëndë tumorale 8 vite më parë, në gjithë këto vite me trajtime në klinikat më të mira, ka luftuar vazhdimisht, pavarësisht shumë vështirësive të ndeshura.
Me largimin e saj shumë të parakoshëm, Alma lë pas dy fëmijët, William dhe Kristian, 15 dhe 10 vjeç, bashkëshortin Moisi Marku, vëllezërit Elton dhe Klodian, prindërit, të gjithë shumë të trishtuar.
37- vjeçarja shqiptare do të përcillet në banesën e fundit në Agliana, ditën e enjte, 26 tetor 2023, në orën 14:00. ShkodraWeb i shpreh ngushëllimet familjes Lacinej nga Melgusha dhe Marku nga Berdica, familjarëve dhe të afërmëve të Alma Lacinej Marku. /ShkodraWeb/