Mbërrin sot në Shkodër gjermano- kongolezi, Vllaznia ka pritshmëri të lartë për repartin ofensiv…

Tek Vllaznia jane ne pritje edhe te disa lojtareve te tjere dhe ne fakt sot mberrin njeri prej tyre. Behet fjale per nje futbollist tek i cili shkodranet shpresojne shume, gjermani me origjine kongoleze Christopher Mandiangu.


Drejtori sportiv Matko Djarmati e ka bere te ditur ardhjen e tij e po ashtu edhe arritjen e akordit me te, çka do te thote se me te mberritur, do te hidhet firma ne kontrate dhe do te zyrtarizohet si futbollist i Vllaznise.

Me ardhjen e ketij lojtari skuadra plotesohet edhe me teper ne manovren sulmuese sepse kemi te bejme me nje lojtar cilesor qe jo me kot vite me pare ka qene pjese e ekipeve kombetare te moshave te Gjermanise.

Ndoshta karriera e tij e metejshme nuk ka qene ne nivelet me te larta por tek Vllaznia kane besim ne aftesite e tij. Per me teper, qe trajneri Brdariç ia njeh mire vlerat dhe jo me kot ka kerkuar ta kete ne skuader per sezonin e ri.

Me ardhjen e Mandiangu, Vllaznia do te forcohet edhe me shume megjithate merkatoja e saj do te vazhdoje te jete ende e hapur deri ne fund sepse drejtuesit kane premtuar te sjellin te tjere lojtare cilesor.

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!