Mbërrijnë në Rinas fëmijët e Çile Preçetaj nga Malësia e Madhe, e dëbuan nga Shtetet e Bashkuara…

Loading...

Pak muaj më parë një grua shqiptare, nënë e tre fëmijëve u dëbua nga SHBA, pasi kishte mungesë të dokumenteve për lejen e qëndrimit. Pas dëbimit të Cile Precetajt, bashkëshorti Pjetro Govjçeviç vendosi që të niste për në Shqipëri tre fëmijët, pasi mendon se nuk mund të kujdeset për ata si nëna e tyre. Sot tre fëmijët, Megan, Michael dhe Martina mbërritën në Aeroportin e Rinasit. Ata ishin nisur nga Aeroporti i Detroit.

“Lapsi.al” sjell foto nga momenti i mbërritjes së tyre në Rinas dhe takimi me nënën e tyre. Fëmijët kanë lindur në SHBA dhe nuk kanë probleme me qëndrimin, por u kthyen në Shqipëri për të qëndruar me nënën. 46-vjeçares në muajin maj kur u dëbua nga SHBA nuk iu dha mundësia as për të përshëndetur fëmijët, madje më e vogla i shkroi letër dhe Melanie Trump-it që ta ndihmonte që nëna t’i rikthehej. Ngjarja e saj bëri aq bujë sa dhe gazetarë të Daily Mail erdhën në Shqipëri dhe bënë një reportazh për Cile Precetajn.

Loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.