“Mbani frymën njerëz…”, kryeministri Rama bën njoftimin: Sonte komunikimi i fundit për “armikun e padukshëm”

Prej më shumë se dy muajsh, Edi Rama si kryeministër i këtij vendi, ka patur dalje thuajse të përditshme në rrjete sociale për të dhënë orientime apo edhe urdhra e VKM lidhur me pandeminë. Facebook- u i tij ndiqej me interes se çfarë ai thoshte aty, konvertohetj më pas në Urdhra apo VKM. Jo rradhë, kishte raste kur rama shfaqej edhe më shumë se një herë në rrjete sociale, natyrisht edhe në ekranet e TV-ve.


Por mesa duket, edhe kësaj epoke po i vjen fundi. “🔴 SONTE NË 21.00 KOMUNIKIMI IM I FUNDIT KUSHTUAR EKSKLUZIVISHT LUFTËS ME ARMIKUN E PADUKSHËM COVID19”, ka njoftuar Rama në Facebook. Shpresojmë ta mbajë fjalën sepse në fakt, nuk është se e ka mbajtur. Për daljet në TV apo edhe në rrjete sociale, ka thyer rekordet në Shqipëri, Ballkan, Europë e mbase edhe në botë. Madje, ka lënë pas të gjithë kryeministrat e presidentat në vend nga 1990-a e këtej, të marrë bashkë.

“Mbani frymën njerëz…”, do të thoshte një komentator i njohur. Shpresojmë ta mbejë fjalën këtë herë dhe të na lirojë rrjetet sociale, televizoret por edhe qarkullimin, brenda e jashtë vendit. /ShkodraWeb Media/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania