Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore

“Mbajtja e maskës është e detyrueshme…”, ministrja Manastirliu: Ja kur përjashtohet mbajtja e maskës…

ShkodraWeb 2 years ago
3

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me vendimin e qeverisë për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në ambiente të jashtme.

Manstirliu tha se ISHP ka hartuar të gjithë udhëzuesin e rasteve kur maska duhet të mbahet dhe kur jo, ndërsa shtoi se në rastet e aktiviteteve fizike maska nuk është detyrim.

Njëkohësisht ministrja tha se ato që këshillohen të përdoren për qytetarët janë maskat e tekstilit, ndërkohë që maskat kirurgjikale janë për t’u përdorur nga personeli mjekësor apo personat që u shërbejnë të sëmurëve me Covid.

“Ajo çfarë sot është një fakt i gjithëpranuar botërisht edhe shkencërisht, në studime shkencore të mbështetura është që: Maska apo barrierat mbrojtëse e reduktojnë përhapjen e koronavirusit kur ato shoqërohen me masën e distancimit social dhe ato të higjienës personale. Maska mjekësore dhe ajo kirurgjikale, është një maskë e cila përdoret nga personeli mjekësor, nga ai që është i sëmurë apo ai që duhet t’i shërbejë një të sëmuri. Maska që ne flasim sot është barriera mbrojtëse prej tekstili që pengon përhapjen e spërklave dhe shoqërohet me një distancim social”, u shpreh ministrja.

E pyetur për vendet ku maska do të mbahet dhe ku jo, Manastirliu tha: “ISHP ka hartuar të gjithë udhëzuesin me specifika, ku mbahet, kush e mban dhe rastet e përjashtimit.

Maska mbahet kudo jashtë shtëpisë. Kur je duke bërë aktivitet fizik nuk duhet të mbash maskë, por ti duhet ta kesh maskën gjithmonë me vete. Maska duhet mbajtur me vete dhe duhet përdorur menjëherë në momentin që del nga shtëpia”.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu pse në bare mund të rrimë pa maskë, ndërkohë që në ambientet e jashtme ajo është detyrim Manastirliu tha: “Edhe në bar mbajtja e maskës do të jetë në deri në momentin që ti ulesh”.

Ndërkohë ministrja pohoi se edhe në rastet kur personat janë në makinë apo me familjarët , maska nuk është detyrim.

E pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi për rastet e personave alergjikë apo astmatikë që nuk mund ta përdorin maskën, ministrja tha se ata duhet të jenë të shoqëruar me një vërtetim nga mjeku për situatën e tyre.  /Opinion.al/

Continue Reading

LAJM PARA: MOTI – Çfarë parashikojnë sinoptikanët për ditën e merkurë, 14 tetor 2020, nëse keni plane duhet të dini se…
LAJM PAS: Dritan Abazoviç merr nën kontroll Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjensitë e sherbimit sekret në Malin e Zi…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

28 mins ago
“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • Aktualitet

“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…

1 hour ago
NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • Aktualitet

NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve

3 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • “21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 9 shkurt 2023…
  • Termeti që goditi Turqinë dhe Sirinë merr përmasat e katastrofës, shkon mbi 15 mijë numri i viktimave…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

28 mins ago
“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • Aktualitet

“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…

1 hour ago
NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • Aktualitet

NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve

3 hours ago
PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…
  • Kryesore

PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.