Mazhoranca tërhiqet nga shkarkimi i Arben Malajt nga Bordi i Bankës së Shqipërisë…

Deputetët socialistë heqin dorë nga shkarkimi i Arben Malajt nga posti që mban në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Duket se mazhoranca është dorëzuar dhe e ka lënë mënjanë këtë kërkesë. Kjo pasi Kuvendi e ka hequr pak pas fillimit të seancës së sotme plenare propozimin e 28 deputetëve nga rendi i ditës. Nuk dihet shkaku që i ka dërguar socialistët drejt këtij vendimi, pasi mëngjesin e sotëm shkarkimi i Malajt ishte në rendin e ditës, madje me hapjen e seancës parlamentare kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi e përmendi këtë çështje.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal