ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Maunia përplas 50 vjeçaren dhe largohet nga vendngjarja, gruaja në gjendje kritike për jetën…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Mollas, pranë Elbasanit. Burimet bëjnë me dije se një maune ka përplasur rëndë një 50-vjeçare.

Pas aksidentit drejtuesi i maunes është larguar së bashku më automjetin. Ndërkohë 50-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.