
1620 maturantë në juridiksionin e ZVAP Shkodër në këtë 1 qershor, kanë zhvilluar provimin e parë të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Provimi është organizuar në 7 qendra të mëdha të përqendruara, të cilat më herët janë monitoruar dhe certifikuar nga ekspertët.
Drejtorja e ZVAP Shkodër Brisela Truma Kadija sqaroi se provimi i gjuhës së huaj përfshin anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht. Çdo 15 nxënës kane nga një mbikqyrës krahas përgjegjësit që administron një qendër.
Nën jurudiksionin e Zyres Vendore Arsimore Shkodër janë 23 gjimnaze publike dhe jo publike. Provimi ka nisur në orën 10.00 dhe ka përfunduar në 12:30. Teza, sipas ekspertëve, ka përfshirë 3 nivelet, i thjeshtë, mesatar dhe i avancuar.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!