“Matufi Bungo i Estradës së Ballshit”, drejtori i Transmetimeve Lokale në RTSH, Jetmir Shpuza tallet me kryetarin e KD- së

Prej disa javësh, ish- gazetari dhe drejtori i Transmetimeve Lokale në RTSH Jetmir Shpuza, ka denoncuar makinacionet, që sipas tij, po bëhen për ta larguar nga puna në shkelje të ligjeve dhe statutit të institucionit. Ai ka evidentuar edhe “metoda të Sigurimit të Shtetit” ndaj tij, ndërsa ka ngarkuar me përgjegjësi zëvendësdrejtorin e RTSH- së Martin Leka, i cili është në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm, pas shkarkimit të Thoma Gëllçit.

Ditën e sotme, Shpuza duket se ka evidentuar edhe një person tjetër, që sipas gjasave është në të njëjtën linjë me Martin Lekën përballë tij. Bëhet fjalë për Leka Bungo, kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së. Duke folur për një vizitë të Bungos në zyrat e kanalit grek ERT, Shpuza nuk kursen ironinë, sarkazmën, deri në tallje duke publikuar edhe foto. Në publikimin e tij, Jetmir Shpuza shkruan:


“Dje është nisur për një vizitë në televizionin publik grek ERT,kryetari i këshillit drejtues të RTSH-së Leka Bungo. Nuk dihet se me kë ka lënë takim apo çfarë axhende ka ndërtuar komediani Bungo,po sipas fjalëvë që ka hedhur andej këtej,qëllimi i Bungos është të mësojë nga televizioni grek një përvojë që ia paska thënë dikush: si mund të mbyllet RTSH-ja nja 6 muaj dhe të hiqen gjithë punonjësit. Pastaj të merren të tjerë sipas kritereve Leka-iste.

Jam i sigurt se kjo vizitë ka për të mbetur në historinë e ERT si ndodhia më qesharake dhe më diskretituese për RTSH-në. Ndoshta me humorin e matufit Bungo të estradës së Ballshit nuk do të kenë kohë për të humbur as drejtues të nivelit të tretë të ERT-së. Respekte!”, përfundon publikimin e tij Jetmir Shpuza. /ShkodraWeb/