Kosova ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës për të parandaluar përhapjen ndaj COVID-19. Mediat kosovare, raportojnë se qeveria e ka marrë sot vendimin pas përkeqësimit të situatës dhe shtimit të rasteve me korona virus.
Maqedonia e Veriut e ka pasur për një kohë të gjatë si rregull mbajtjen e maskës, madje të penalizueshme edhe me gjobë në qoftë se nuk mbahet.