Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 33-vjeçaren, Amarilda Leka, e cila përmes mashtrimit arriti t’i merrte 50 mijë euro një të dënuari për vr.asje. Ajo hiqej si juriste e Gjykatës së Lartë, ndërsa përmes këtij kamuflimi i premtoi të burgosurit se do të ndikonte në lirimin e tij.
Shtetasja nga Përmeti por me banim në Tiranë, Amarilda Leka nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ajo në të kaluarën ka arritur t’u përfitojë me mashtrim rreth 24.500 euro familjarëve të një personi në paraburgim, për të ndërhyrë te gjyqtari i çështjes, me qëllim zbutjen e dënimit të të akuzuarit.