
Gjykata e Tiranës dënon me 10 vite burg ne total Lule dhe Adeila Makashin, nënë e bijë të cilat akuzohen për mashtrimin e më shumë se 200 personave me premtimin për pajisjen me viza kanadeze kundrejt pagesave që shkonin në disa mijëra euro.
Lule Makashi është dënuar përfundimisht me 6 vite burg, pasi përfitoi uljen e dënimit me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar.
E bija u dënua me katër vite burg teksa firma që zotëronte Lule Makashi u gjobit me 5 milion leke të reja.
Nënë e bije u deportuan nga Kanadaja në prill të vitit 2016.