Skip to content
15 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

“Masat për përmbytjet u morën me vonesë”, Ademi shpërthen ndaj Prençit: Turp t’i vijë….

ShkodraWeb 20 March, 2018
enivasiliVoltanaAdemi

 Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur deklaratës së kreut të Emergjencave Civile Shemsi Prençi se situata për përmbytjet në Shkodër është paralajmëruar dhe se masat janë marrë me vonesë nga ana e bashkisë. Gjatë një lidhje direkte në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, Ademi tha se ka kërkuar që para dy javësh që të shpallet gjendja e emergjencës.

“Turp që Shemsi Prenci thotë se situata është paralajmëruar dhe masat u morën me vonesë nga bashkia. Unë në datë 5 i kam dërguar shkresën e parë prefektit duke paralajmëruar një situatë të tillë që duhet të paralajmërohej nga Prenci dhe është e pafalshme që  jemi në situatën që ende nuk e dimë se çfarë do ndodhte të nesërmen. Ne kemi kërkuar informacion për të lajmëruar njerëzit. Kam kërkuar shpalljen e emergjencës së pjesshme prej 2 javësh. Ka një papërgjegjshmëri nga Prenci dhe faktorët e tjerë nga pushteti qendror. Kam kërkuar që prej 2 javësh të nisë evakuimi i banorëve. Nuk ka përplasje politike mes bashkisë dhe qeverisë për situatën e përmbytjeve. Duhet të marrë përgjegjësinë çdo institucion”- tha Ademi.

Ademi tha ndër të tjera se situata është menaxhuar vetëm në nivel lokal dhe se deri në orën 6 të pasdites së sotme janë  5 mijë hektarë toke dhe territore nën ujë.

“Situata është menaxhuar nga niveli lokal. Kryeministri, ministrat e linjës duhet të ishin në terren të vlerësonin situatën për të menaxhuar situatën. Qeveria nuk ka dhënë asnjë investim për gjënë e gjallë. Ne tani jemi në situatën ekstrem. Shkaku themelor janë shkarkimet e tejskajshme. Ne kemi kërkuar të dimë nga punonjësit e hidrocentraleve,  por atyre nuk u është lejuar edhe telefoni që të mbajnë nga frika se na japin informacione ne. Deri në orën 6 pasdite ne kemi rreth 5 mijë hektarë toke dhe territore nën ujë, me mbi dy metra ujë”- tha Ademi.

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Jep dorëheqjen demokrati i vetëm në Këshillin Bashkiak të Fushë- Arrëzit, e zëvendëson i treti (emri)
Artikull pas: VIDEO/ Vrasja e 4-vjeçarit, jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë…

TË FUNDIT

moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
final-4-per-vajza
  • Aktualitet

“Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë

ShkodraWeb 14 May, 2025

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
  • “Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë 14 May, 2025
  • VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe… 14 May, 2025
  • NGA BENET BECI – PS rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, fitorja më e madhe qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti 14 May, 2025
  • EMRAT – Përfundon numërimi i votave preferenciale, kush ka siguruar mandatin e deputetit në Shkodër 14 May, 2025
  • NGA ELIONA SHKRELI – Shkodra foli dhe tregoi shpirtin e saj të lirë…! 14 May, 2025
  • VIDEO – “PD po përgatit një luftë të fuqishme për mbrojtjen e votës”, Berisha sërish para gazetarëve… 14 May, 2025
  • SPAK e BKH sërish në Shkodër për krimet zgjedhore, të dyshuarit janë mbështetës së PSD- së… 14 May, 2025
  • VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1… 14 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
edi rama miting falenderues 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.