
Nuk ka kaluar pa vëmendjen edhe të faqes së njohur satirike “Monella Vagabonda” takimi politik i kryeministrit- kryetar të PS- së Edi Rama në mjediset e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.
Në një postim në këtë faqe thumbuese ndaj të gjithëve, kalohet nga ironia deri në sarkazëm, duke ftuar që të kapen edhe ofertat e fundvitit.

“Zemra mal!
Pas party-t të famshëm për ditëlindjen e një shoqes tonë që po ikte jashtë shtetit, sonte te Marubi u mblodhëm disa shokë e shoqe për me ba pak muhabet politike. Personazhet e fotove te Marubit u desh te degjojne traplleqet e shtatlartesise se tij me socialistat e Shkodres qe kishin hy ne shishe.
Pas ketij suksesi te radhes, kemi menduar qe fundjavën tjetër te organizojmë nji miting ne holl. Presim oferta me e lëshu edhe me qira per ziafete. Synetlleqet vetem ne fundjave.
Marubi – nje porte e hapur per te gjithe. Nxitoni te kapni ofertat e fundvitit.”, shkruhet në publikimin e “Monella Vagabonda”.





