Marrëveshja e PD-së me aleatët nuk ka kaluar pa vemendjen e kryeministrit Edi Rama. Ai ka zgjedhur një postim në rrjetet sociale për të bërë komentin e tij. Rama shprehet i vendosur në realizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa ka shtuar se “qytetarët do flasin me votë në çdo bashki”. Më poshtë, portimi i plotë i kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale për marrëveshjen e PD-së me aleatët e saj.
“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki”, shkruan Rama në rrjetet sociale.