
Pas shkrimit, ka reaguar edhe ish Presidenti Bujar Nishani ku ne nje postim ne rrjetet sociale, shkruan:
“Kërkoj publikisht si ish-President i Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës që të nis verifikimin ligjor kur kanë nisur negociatat dhe bisedimet, theksoj, “negociatat dhe bisedimet” për Marrveshjen e Detit dhe nëse gjatë këtyre bisedimeve është marrë “Plotfuqishmëria” sipas detyrimit të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë rast Prokurori i Përgjithshëm i Republikës dhe prokuroria shqiptare janë përpara një përgjegjësie të madhe ligjore kushtetuese mbi Sovranitetin e Shtetit”.






