Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

MARRËVESHJA E DETIT/ Bushati i kërkon Metës plotfuqishmërinë, mungojnë emrat e negocatiorëve

ShkodraWeb 14 February, 2018
metaBushati

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i ka kërkuar dje në mbrëmje zyrtarisht Presidentit të Republikës Ilir Meta, plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë, për një sërë çështjesh, mes të cilave, delimitimi i shefit kontinental dhe kufirit detar, heqja e ligjit të luftës etj.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se në kërkesë mungojnë emrat e negociatorëve. Letra mbërriti sot në presidencë dhe ajo i është dërguar për dijeni edhe kryeministrit Edi Rama. Në shkresën e Bushatit, kërkohet që negociatat të kryhen nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Ekonomisë dhe Institutit të Gjeografisë.

Në kërkesë nuk kërkohet asnjë përfaqësues nga Presidenca. Tre ditë më parë burime nga presidenca duke folur lidhur me marrëveshjen me Greqinë për detin kishin konfirmuar se deri në atë moment nuk ishte kërkuar asnjë plotfuqishmëri për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Më 10 shkurt 2018, edhe ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, duke ngritur alarmin për mungesën e plotfuqishmërisë në negociatat mes dy sheteve, kishte kërkuar nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, që të niste menjëherë hetimet.

Presidenca ka konfirmuar se kërkesa ka mbërritur mbrëmë. Gjithashtu mësohet se kreu i shtetit është takuar sot në orën 08.00 me paraardhëisn e tij, Bujar Nishani  për kërkesën e Bushatit. Presidenti Meta do të konsultohet edhe me ish-presidentët e tjerë në vijim.

Sipas të gjitha gjasave, pjesë e konsultës do të jetë edhe Sali Berisha, i cili ka qenë president i vendit në vitet 1992-1997.

Në vitin 2009, kur Berisha ishte kryeministër, ai nënshkroi marrëveshjen e shumëpërfolur të detit me Greqinë, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, pas denoncimit që i bëri paktit Partia Socialiste, asokohe në opozitë. /shqiptarja.com/

Post navigation

Previous: TEATRI KOMBËTAR/ Aktori Asqeriu- Kumbaros: Investoni ministre, nuk bëhet me p*rdhë por me lekë
Next: Vetëhelmohet me fotoksinë 54- vjeçarja, mister arsyet e aktit ekstrem

TË FUNDIT

lorenc luka sali berisha 2026

OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?!

ShkodraWeb 17 July, 2026
keshilli kombetar pd1 2026

OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?!

ShkodraWeb 16 July, 2026
berisha

EMRAT – Partia Demokratike përfundon riorganizimin, zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariatet…

ShkodraWeb 16 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.