Marrëdhënie intime me sekretaren, sh-deputeti i Kuvendit ‘nxjerr’ videon e politikanit të njohur shqiptar, godasin “Piranjat”

Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi u bë pjesë e emisionit “Piranjat” në ABCnews me një kamera të fshehtë.

Në një moment, kur Gjuzi ka takuar “agjentin” në ambientet e një lokali, i ka treguar atij një video erotike duke pretenduar se në të ishte filmuar një politikan shumë i njohur në Shqipëri duke kryer marrëdhënie seksuale me sekretaren e tij jashtë Shqipërisë.


Ish-deputeti tha se këtë video ia ka dërguar 11 gazetarëve si edhe Sali Berishës.

Ndër të tjera, në kameran e fshehtë, Gjuzit i thuhet se kryeministri Edi Rama e kishte propozuar për drejtor të RTSH-së.

Ish-deputeti Gjuzi prezanton edhe një platformë me 11 pika për rikthimin e RTSH-së në majat e saj, që “shqiptarët të thonë hallall ai 5 mijë lekëshi që paguaj te fatura e dritave”.