Maqedonia e Veriut nuk njeh paqe me virusin, 6 jetë të humbura e 129 persona pozitivë në 24 orë…

Numri i infektimeve në Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet i lartë. Kështu në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 129 persona, duke e çuar në total numrin e personave që janë testuar pozitivë në 9797.

Ndërsa gjashtë pacientë kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar në 451 numrin total të tyre. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 109 pacientë.


 ABCOM ║ VODAFONE