Numri i rasteve të infeksionit me virus në Maqedoninë e Veriut ka shënuar përsëri rritje. Referuar përditësimit të fundit të të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 196 persona, ndërsa në total ishin kryer 1213 testime.
Rastet sipas qyteteve: Shkup 90, Kumanovë 17, Shtip 5, Prilep 1, Tetovë 45, Strugë 8, Veles 1, Manastir 4, Ohër 11, Gostivar 8, Kriva Pallankë 1, Pehçevë 2, Shën Nikollë 1, Resnje 2.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë të infektuar, ku katër persona janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët janë nga Struga, Ohri, Gostivari dhe Resnja.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 11 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 3895, prej të cilëve 1705 janë shëruar kurse 179 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.
Për momentin 2011 raste janë aktive me korona virus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë relizuar 42.262 testime për Covid-19.