Nënkryetari i bashkisë së Shkodrës, Arben Gjuraj është shprehur për Politiko se do të refuzonte një propozim nga PS për te marre postin e kryebashkiakut, ne vend te Voltana Ademit. “Jo, nuk do të pranoja”, ishte përgjigja e tij e prere.
Të mërkurën, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla paralajmëroi se do t’i kërkojë këshillit të ri bashkiak zëvendësimin e Ademit me një nga nën/kryetarët aktualë të institucionit, deri në organizimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore. “Do të emërohet një nga nënkryetarët. Nëse nuk e ka bërë akoma Këshilli bashkiak i Shkodrës duhet ta bëjë”, deklaroi Balla për TV Klan. Një nismë e qartë kjo për të marrë “në tavolinë” bashkinë e Shkodrës, por që duket se nuk ka asnjë mundësi të realizohet.
Veç Gjurajt, bashkia e Shkodrës ka edhe dy nën/kryetarë të tjerë: Emilia Koliqi është me profesion ekonomiste dhe Fatbardh Sheqi. 51-vjeçari ka përfunduar dy fakultete; për “Gjuhë-Letërsi” për “Juridik” në universitetin Luigj Gurakuqi. Është e sigurtë se edhe dy nënkryetarët e tjerë do të jepnin një “Jo” të prerë për tu bërë pjesë e skemave të PS-së për marrjen e Bashkisë Shkodër pa zgjedhje.
Kandidati i PS, Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e postit, pas publikimit të disa dokumentave që tregonin se ai rezulton i dënuar në Itali për shitje të lëndëve n.arkotike ne vitin 2003.