Skip to content
11 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Manipulimi i votës preferenciale brenda “familjes politike”, fenomeni që po denoncohet nga vetë kandidatët

ShkodraWeb 16 May, 2025
aulon kalaja ted kopliku vjedhja votave pd 2025

“I kam bërë thirrje SPAK, që këtë telefon ta vinin në përgjim dhe të shihnin kam blerë vota. Këto janë vota të pastra, unë nuk i njoh njerëzit që më kanë votuar. E kam me konkurrentët brenda partisë, jo vetëm ma kanë vjedhur por dhe ma kanë trafikuar brenda kutisë, dhe për këtë do të bëjë kallëzim. Krimi është brenda kutisë, dhe i kam lënë vetë, që të shkojmë në prokurori se dikush duhet të bëhet shembull”.

Kjo ka qenë deklarata e Aulon Kalaja, kandidat për deputet i PD- ASHM në listën e hapur për Durrësin. Në fakt, deklarata është e rëndë dhe ngre një çeshtje, e cila ka kaluar kufijtë e qarkut të Durrësit, për tu shfaqur si fenomen edhe në qarqe të tjera.

“Tjetërsimin e votës do ta ndjekim në çdo hap, me çdo mënyre ligjore e demokratike, kudo ku ajo ka humbur. Edhe personalisht do angazhohem të luftoj sa të mundem, në mënyrë që të ngjashmit e mi nesër, ta kenë më të lehtë me marrë atë që i takon. Kjo betejë fillon e mbaron tek vota e lirë. “

Në Shkodër, Kandidati i PD- ASHM Ted Kopliku, në një publikim në rrjetet e tij sociale, ka qenë më i kujdesshëm në shprehje, por ka evidentuar të njëjtin problem si kolegu i tij i Durrësit Aulon Kalaja. Qartas, ata evidentojnë një problem brenda “familjes politike” ku bëjnë pjesë, problem, i cili në rrethe të ngushta, është artikuluar gjërërisht në Shkodër si shqetësim.

Nëse jemi në linjën e së vërtetës, dhe ka pak gjasa të jetë ndryshe, manipulimi i zgjedhjeve brenda “familjes politike”, eklipson edhe atë të artikuluar nga lidershipi i PD- së të rivalëve politikë në dëm të tyre. Kauza e manipulimit, tjetërsimit apo vjedhjes së vullnetit të zgjedhësve, qofshin ata të PD- së, gri apo pa bindje fikse politike, nga kandidatë të PD- ASHM në dëm të kandidatëve të të njëjtit subjekt zgjedhor, është këmbanë alarmi.

Në fakt, në Shkodër është artikuluar gjërësisht se drejtues të strukurave të PD- së, rregullisht kanë refuzuar të dalin në krah të të gjithë kandidatëve në fushatë. Madje, është artikuluar se “nuk dal në fushatë me X kandidat se unë jam angazhuar dhe i kam premtuar mbështetje e vota, kandidatit Y”. Të tilla qendrime, të shtrira përgjatë fushatës por sidomos ditën e zgjedhjeve dhe në ditët e procesit të numërimit të votave preferenciale, deri në rrezikim konflikti fizik mes vëzhguesve të kandidatëve të të njëjtit subjekt PD- ASHM, edhe në prani të gazetarëve, janë të njohura e të dokumentuara edhe me video.

Lidershipi i PD- së ankohet për manipulim, tjetërsim, vjedhje të votave nga rivalët e PS- së. Ndërkohë, problemi thuajse identik, paska ekzistuar brenda këtij subjekti, i denoncuar nga kandidatë pjesëmarrës direkt në zgjedhje. Sigurisht, jo vetëm këtyre kandidatëve por edhe publikut të gjërë, lidershipi ka detyrimin ta adresojë këtë problematikë.

Natyrisht, të prekur në vetë të parë nga ky fenomen, të paktën Aulon Kalaja dhe Ted Kopliku, kanë lënë të kuptohet se do të ankimojnë në instancat përkatëse këtë fenomen. Dhe mendoj se KQZ apo SPAK, e kanë shumë të lehtë ta verifikojnë shqetësimin e të paktën këtyre dy kandidatëve. Për arsyen e thjeshtë e të vetme: Në Kuvend, nga lista e hapur, duhet të shkojë ai që është më i votuar nga zgjedhësit dhe jo ai që është më “mjeshtër” apo “pelivan” në sigurimin e rezultatit në favor të tij, me metoda për të cilat akuzohen rivalët politikë për arritjen e rezultatit të 11 maj 2025. Përndryshe, çfarë kuptimi do të kishte të ekzistonin listat e hapura?! PD ia ka borxh transparencën, jo vetëm Aulonit dhe Tedit por të gjithë kandidatëve të listave të hapura, veçanërisht kandidatëve për herë të parë, përballë “xhaketave të vjetra”. Ndryshe, kauza morale përballë rivalëve politikë për të njëjtat akuza, shkërmoqet në sytë e të gjithë shqiptarëve, brenda e jashtë vendit. /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 maj 2025…
Next: Arrestohet shoferi 35- vjeçar, u kap nga policia e Shkodrës duke drejtuar makinën në gjendje të dehur

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
  • VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër 9 July, 2026
  • RAPORTI – 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë, Shqipëria po humbet fuqinë punëtore… 9 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 9 korrik 2026… 9 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026
marjana koceku 2026

Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?!

ShkodraWeb 10 July, 2026
shtjefen zici eva vatoci 2026

NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…?

ShkodraWeb 10 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.