Manifestim ne Diten Kombetare te Trashegimise Kulturore, organizohet nga DRKK Shkoder

Ne Diten Kombetare te Trashegimise Kulturore qe shenohet me daten 29 Shtator, Drejtoria Rajonale Kombetare e Kultures Shkoder ne bashkepunim me Drejtorine Arsimore Shkoder dhe Fondacionin Arsimor Shqiptar organizuan nje aktivitet ndergjegjesues ne qytetin e Shkodres.  Qellimi i kesaj dite eshte mbrojtja, ruajtja dhe promovimi i monumenteve dhe rreziku qe i kanoset trashegimise kulturore. Sipas drejtores se DRKK Shkoder, Majlinda Lacaj, vendi yne ka trashegimi qe e kane zili shtetet fqinje.
Lacaj shtoi se eshte e rendesishme qe brezi i ri te rrite me kete fryme, pra per ruajtjen dhe mbrojtjen e monumenteve.
Ne kete aktivitet moren pjese nxenes te shkollave 9-vjecare te qytetit te Shkodres, ku kishin pergatitur materiale te ndryshme me rastin e kesaj dite.