Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Mangësitë në dokumentacion “djegin” Almiro Gurakuqin dhe Emiljano Zhupën, Alban Xhaferi pranë pronësisë së Vllaznisë…

ShkodraWeb 19 May, 2021
alban xhaferi

Ashtu siç kishte pohuar në bisedë telefonike me ShkodraWeb, Alban Xhaferi është i kualifikuar për fazën finale të ankandit ë KF Vllaznia sh.a. Ndërkohë, ShkodraWeb ka mësuar nga burime pranë tyre, se dy subjektet e tjera në garën e ankandit, Almiro Gurakuqi dhe Emiljano Zhupa kanë marrë përgjigjen zyrtare se janë skualifikuar nga faza finale.

Mësohet se Gurakuqi dhe Zhupa kanë patur mangësi në dokumentacionin e depozituar për pjesëmarrjen në ankand. Mangësitë e konstatuara, u janë bërë të dyve zyrtarisht me shkresat që kanë marrë sot të mbyllura në zarfe respektive.

Po ashtu, burime pranë Gurakuqit i pohojnë ShkodraWeb se ai do të ushtrojë të drejtën e ankimimit pranë Autoritetit Shitës, në këtë rast Bashkia e Shkodrës. Ndërkohë, është i paqartë pozicioni i Zhupës, për të cilin gjatë ditës së sotme u tha se edhe është tërhequr nga gara e ankandit për Vllazninë.

Duke nisur nga sot që kanë marrë në dorë përgjigjen zyrtare nga Njësia e Ankandit, të skualifikuarit Gurakuqi e Zhupa kanë 7 ditë kalendarike në dispozicion për të bërë ankimimin e tyre. Autoriteti Shitës, pasi të shqyrtojë ankimimet përkatëse, do të dalë me një vendim që do tu jepet të interesuarve. Nëse ata kanë sërish pretendime, kanë mundësinë e ankimimit në Komisionin e Prokurrimeve Publike.

Mangësitë në dokumentacionin e kërkuar, si për çdo ankand apo tender tjetër publik, skualifikojnë pjesëmarrësit në gara të tilla. Precedentët e mëparshëm, tregojnë se Autoriteti Shitës por edhe vetë KPP- ja, nuk mund të bëjnë asgjë më shumë veçse të konfirmojnë vendimin e Njësisë së Ankandit.

Me shumë gjasa, Alban Xhaferi, i mbetur i vetmi në garë, është shumë pranë marrjes së pronësisë së KF Vllaznia sh.a. Siç dihet, Xheferi, i cili është edhe sponsori aktual i kuqebluve, ka ofruar 625 milion lekë të vjetra nga 507 milion që ishte dyshemeja e përcaktuar. /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA BLEDIAN KOKA – Doktori “non grata”, një vendim që nuk bashkon, por përçan…!
Artikull pasardhës: NGA ARBEN VATA – Më shumë gëzim për Berishën “non grata” se për vdekjen e Enverit…

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
godina rektorat unishk 2025

Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?!

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.