
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, është propozuar vendosja e bustit të Pjetër Arbnorit me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në mjediset e lulishtes para sallës ku zhvillohen seancat plenare.
Që në janar të 1990, Pjetër Arbnori mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkëthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit. Fama e “Mandelës së Ballkanit” ka tërhequr vëmendjen e shumë qeverive dhe të mediave të botës perëndimore.