Zbardhet opinion i Komisioni i Venecias për interpretimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes së PS-së, Olta Xhaçka. Në mendimin e kërkuar ndaj Venecias nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali për mënyrën se a duhet të votojnë deputetët në një mënyrë të caktuar për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në opinionin e Venecias thekson se deputetët nuk janë të detyruar të votojnë në një mënyrë të caktuar. “Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por është në gjendje të votojë vetëm për çështje që janë në kompetencën e tij”, thekson Venecia.
KLIKONI LINKUN PËR TË LEXUAR TË PLOTË OPINIONIN E KOMISIONIT TË VENECIAS PËR ÇESHTJEN “XHAÇKA”
Por në këtë Opinion të Komisioni të Venecias, evidentohet dhe se vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk duhet te kushtezohen me voten e maxhorances, pasi ato bazohen ne parimin e besnikërisë kushtetuese.
“Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës. Përputhshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit ligjor.
Kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo edhe për mundësinë për t’ia referuar çështjen në Gjykatën Kushtetueses.
Pra, Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por është në gjendje të votojë vetëm për çështje që janë në kompetencën e tij”, thekson Komisioni i Venecias.