Skip to content
20 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Mandatet e Këshillit Drejtues të RTSH kalohen në Parlament për votim…

ShkodraWeb 11 February, 2025
IMG_2021

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi seancën dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Para Komisionit dolën kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo, dhe 3 anëtarët: Ardita Reçi, Dionis Papadhimitri dhe Engjëll Ndocaj, ndërsa Milena Selimi, Edmond Tullumani, Ilir Keko dhe Albert Minga e argumentuan qëndrimin e tyre me anë të një letre.

“Në vlerësimin tonë, procedura e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë kolektive, me nxitim dhe në shkelje të procedurave ligjore, është ndikuar nga veprimet antiligjore të kryetarit të Këshillit Drejtues, përfshirë edhe procedurën e fundit të zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Kjo procedurë është nisur nga kryetari i KD, është drejtuar nga ai në disa seanca mbledhjeje, vendimi është lexuar edhe publikisht nga z. Bungo, por vetëm pasi u konstatua mossuksesi i kandidatit të preferuar të kryetarit të Këshillit, gjithçka u anatemua dhe u quajt e paligjshme,” thuhet në letrën e katër anëtarëve të KD-së.

“Ju kërkoj juve veçimin e shqyrtimit të veprimtarisë sime si anëtare e Këshillit Drejtues me atë të kolegëve të tjerë,” deklaroi Ardita Reçi, anëtare e Këshillit Drejtues të RTSH-së.

“Nuk kam përfituar asnjë projekt gjatë gjithë periudhës katërvjeçare që kam qenë pjesë e RTSH-së,” tha Dionis Papadhimitri, anëtare i Këshillit Drejtues të RTSH-së.

“Dobësia më e madhe e Këshillit Drejtues ka qene dhe mbetet edhe ditën e sotme, moskoordinimi. Ky është shprehur gjithmonë në ato që quhen ‘sherre’ midis kryetarit të Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar,” tha Egjëll Ndocaj, anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH-së.

“Nëse kam bërë shkelje gjatë gjithë kësaj periudhe si kryetar i Këshillit, që kam bërë pa dyshim, bëj një mea culpa, por asnjëherë nuk janë bërë të qëllimshme dhe për të dëmtuar punën. [RTSH] duhet mbyllur dhe të bëhet reforma e vërtetë. Mbas tre muajve të vijnë të paraqiten nëpër komisione, ku të jenë në juri vetëm të huaj, asnjë shqiptar,” u shpreh Leka Bungo, kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Edhe anëtari tjetër Mevlan Shanaj argumentoi qëndrimin e tij përmes një letre dërguar Komisionit.

Në fund të dëgjesave, kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa, njoftoi nisjen e procedurave për kalimin e projektvendimit në Kuvend për lirimin e Gëzim Podgoricës dhe Genc Përmetit pas dhënies së dorëheqjes së tyre dhe shkarkimin e Këshillit Drejtues, ndërsa çdo mandat do të shqyrtohet më vete. /rtsh.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRI – Qëllohet tre herë në gjoks me armë zjarri, 29- vjeçari dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë…
Artikull pasardhës: Në paraburgim me urdhër të SPAK, Erion Veliaj i delegon kompetencat zëvendëskryetares së Bashkisë…

TË FUNDIT

policia-shkoder

Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
vllaznia- tirana 2026

VIDEO – “Klasikja” e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, Vllaznia mund me përmbysje Tiranën…

ShkodraWeb 27 February, 2026 0
dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • Dy të paraburgosur në Reç rrahin punonjësin e policisë së burgut, detajet nga ngjarja e rëndë… 19 April, 2026
  • VIDEO – Vazhdon të digjet landfilli i Bushatit, 20 efektivë dhe 3 mjete zjarrfikëse, nuk po i shuajnë dot… 19 April, 2026
  • Arrestohet 25- vjeçarja në makinë pa patentë, shpallet në kërkim 34- vjeçari që grabiti në Zdrale dyqanin 19 April, 2026
  • “Në pritje të përgjigjes nga institucionet”, KF Vllaznia i del në krah Martinit për bojkotin e Sakos… 19 April, 2026
  • DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane… 19 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
burgu rec

Dy të paraburgosur në Reç rrahin punonjësin e policisë së burgut, detajet nga ngjarja e rëndë…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.