ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Mandatet e “30 qershorit” për Bashkinë e Shkodrës, ndahen në Kolegjin Zgjedhor- KQZ nuk ka kuorum…

KQZ ka miratuar sot tabelën e rezultateve për Bashkinë e Shkodrës për votimin e Valdrin Pjetrit si kryetar me 30 qershor. Edhe për këtë kandidat kryetari i KQZ, Klement Zguri ishte i vetmi që votoi kundër, siç ka ndodhur edhe në votimet e tjera. Për sa i përket Keshillit Bashkiak, KQZ ka votuar me 4 vota pro dhe një kundër gjë e cila nuk i konfirmon dot listat e fituesve në zgjedhjet e 30 qershorit. Në këtë situatë, në mungesë të shumicës absolute prej 5 votave për shpërndarjen e mandateve në bashki nga ana e KQZ, vendimi i mbetet Kolegjit Zgjedhor i cili pritet të zhvillojë mbledhjen javën e ardhshme për të dhënë vendimet e para.

Loading...

Në lidhje me këtë ka bërë një reagim edhe anëtari i KQZ, Bledar Skënderi duke thënë se duhen 5 vota për të realizuar vendimarrjen e miratimit të këshillave bashkiak. Kushdo nga subjektet zgjedhore mund të bëjë ankim në Kolegjin Zgjedhor për marrjen e vendimit, nga java tjetër Kolegji Zgjedhor do japë vendimet e para për shpërndarjen e mandateve.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.