Mamaqi flet për para të dhëna nga Rama për “Xing”, kryeministri: Mos u ngopsh…

Në nisje të emisionit “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi u është përgjigjur akuzave se ka ftuar në emision kreun e qeverisë Edi Rama pasi ka marrë para, apo se i shërben pushtetit. Mamaqi u shpreh se arsyeja se pse ftoi Ramën në emision është për audiencë.

“Unë nuk e rruaj. Prandaj kam vendosur të vi në emision me mjekrën pa rruar”, u shpreh më tej moderatori i emisionit të humorit.

Ndërkohë që kryeministri e ka kaluar me të qeshur, duke thënë që Mamaqi nuk ka qenë i kënaqur me aq sa ka marrë, duke e kaluar po me një batutë “mos u ngopsh”.

Ermal Mamaqi: Po që thonë që me ke dhënë lekë ti mua?

Edi Rama: Po mos i hap këto muhabete këtu tani. E di që s’je i kënaqur me aq sa të dhash. Por mos u ngopsh.