Skip to content
20 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Mag & Vip
  • Personazh

“Mamaja ka bërë 3 punë për të më mbajtur me bukë dhe rroba”, rrëfehet Albano Bogdo: Nuk kam folur për 22 vite me babain

ShkodraWeb 15 September, 2024
albano bogdo 2024

Si rrallë herë, aktori i humorit, Albana Bogdo ka folur përtej jetës së tij si artist, ku tregon me detaje vështirësitë që ai ka kaluar që në moshë të vogël kur prindërit iu divorcuan.

Thotë se ka qenë 13 vjeç kur nëna dhe babai u ndanë dhe pesha e familjes ra mbi të. Edhe pse fillimisht nuk e ka kuptuar, aktori tregon se kur u bë 18 vjeç filloi të kuptonte se pasioni i tij për aktrimin ishte shuar, pasi duhet të punonte kamarier e banakier për të mbajtur familjen.

Bogdo thotë se mungesën e babait e ka ndjerë para divorcit, pasi siç shprehet aktori, ai asnjëherë nuk ka qenë i kënaqur me të birin.

“Unë nuk e kam përjetuar keq divorcin e prindërve. Kur je 13 vjeç dhe të ndahen prindërit dhe nuk ke babain, je në periudhën më të bukur të jetës, je adoleshent bën ca të duash dhe nuk ke një burrë që të të bërtasë në shtëpi, bën ca të duash. Fillon pi cigare, kthehesh kur të duash. Kur bëhesh 18 vjeç dhe presin nga ty që të punosh fort, atëherë kupton që mbaroi gallata dhe duhet të shtrojmë kurrizin. Kjo ishte periudha kur unë u dorëzova dhe thashë kjo është jeta ime, do filloj të punoj banakier, kamarier.

Unë mungesën e babait e kam ndjerë që kur babai ka qenë në shtëpi, para se të divorcoheshin. Ai kishte zgjedhur që të tregohej sa më i ashpër me mua që unë të bëhesha burra. Me motrën dhe vëllain sillej ‘të keqen babi’, mua më thoshte asgjë nuk është mjaftueshëm. Më 1999 te TVSH bëhej një konkurs aktrimi. Dola i dytë në republikë, isha 12 vjeç, humba me gjysmë pike. U ulëm dhe pamë atë që kishte ndodhur. Mamaja që qante. Babai pa të gjithë performancën time dhe kur mbaroi më tha: Ça është kjo, këtë e bëjnë të gjithë!. Pra më ka munguar që kur ishte aty, kur iku nuk më mungonte”, ka treguar ai në emisionin “S’e luan Topi”.

Por aktori thotë se tashëm gjithçka ka ndryshuar, raportet me të atin i ka shumë të mira, madje komunikon shpesh me të dhe thotë se ndihen krenar për të atin. Ndërsa për mamanë fjalët nuk vlejnë pasi janë veprat që tregojnë gjithçka. Albano tregon se e ëma punonte tre punë si pastruese për ta mbajtur atë me bukë dhe rroba në kohën kur ai studionte.

“Sot kam raporte të shkëlqyera. Të premten kishte 65 vjetorin, kam folur tre orë me të, u kënaqëm. I kam rregulluar marrëdhëniet sepse e kam kuptuar që është idiotësi të mos flasësh. Nuk kam folur për 22-23 vjet me babain, nuk kisha asnjë kontakt.

Jam krenar për babain që kam, por dua të them se jam 400 herë më shumë krenar mamanë dhe dua 400 herë mamanë, por kjo nuk do të thotë se nuk jam krenar për babain dhe nuk e dua babain. Mamaj është gruaja më e bukur në Shqipëri, gruaja më e ndershme, ka bërë një sakrificë të jashtëzakonshme. Ka punuar tre punë pastruese që të më mbante mua me bukë dhe rroba në Akademinë e Arteve. Unë nuk do e harroj derisa të vdes”, ka treguar ndër të tjera Albano Bogdo.

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO+EMRAT – Plagosja e dy personave në Malësi të Madhe, policia jep versionin zyrtar të ngjarjes së rëndë…
Artikull pas: VIDEO – Olimpik Lion “luan tenis” me Vllazninë e vajzave në futboll, i shënon 8 gola kuqebluve…

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
  • KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur 20 May, 2025
  • “5539 zemra larg, por gjithmonë pranë Shkodrës”, Benet Beci falenderon Diasporën për mbështetjen në zgjedhje 20 May, 2025
  • EMRI – U ekzekutua pak pas mesnate, policia jep detaje për 29- vjeçarin që ndërroi jetë në spital… 20 May, 2025
  • “Në dy muajt e parë të viti u shënuan vetëm 980 kërkesa”, Eurostat: Bien aplikimet e shqiptarëve për azil 20 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025
ps pd logo shkoder sfond
  • Aktualitet

STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë…

ShkodraWeb 20 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.