
Gilman Lika ishte vjet pjesë e Tiranës, në një vit të errët për bardheblutë, ku u rrëzuan për herë të parë në historinë e tyre në Kategorinë e Parë, edhe pse rregulluan gjithçka shumë shpejt, dhe që nga sezoni tjetër, do jenë sërish pjesë e elitës së futbollit shqiptar.
Por, ironia qëndron se Lika këtë sezon është pjesë e Vllaznisë, dhe ekipi i shkodranit po ashtu gjendet me një këmbë në Kategorinë e Parë, dhe vetëm matematika e mban ende me shpresë për mbijetesën. Ndoshta, fati i keq e përndjek Likën këto sezonet e fundit, që i mbetet vetëm të pranojë këtë verdikt të hidhur të kampionatit…
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!