Akademiku shqiptar Rexhep Qosja shpallet “Qytetar nderi” i Malësisë së Madhe. Me iniciativën e kryetarit të bashkisë Tonin Marinaj, këshilli i bashkisë Malësi e Madhe ka miratuar me shumicë votash nismën për të shpallur qytetar nderi, z. Qosja lindur në Vuthaj të Kelmendit, Mali i Zi. Motivacioni për dhënien e këtij titulli është: “Për vlerat e larta në fushën e studimeve gjuhësore, krijimtarisë letrare dhe etno-kulturore shqiptare në përgjithësi dhe për kontributin e tij atdhetar në themelimin e Kosovës së pavarur në veçanti”. /balkanweb/